LSI: PS kërkon të ribëjë zgjedhjet

29/05/2011 17:45

Sekretari për Cështjet Zgjedhore i LSI-së Ylli Manjani akuzoi Partinë Socialiste se po kërkon të imponojë idenë e përsëritjes së zgjedhjeve në Tiranë. Ai e krahasoi Partinë Socialiste me Manchester United, që humbi në finale e Champions League përballë Barcelonës.

“Dmth sipas të njëjtës logjikë Manchester United duhet të kërkojë anulimin e ndeshjes së djeshme dhe përsëristjen e saj vetëm sepse humbi”, tha Manjani.

Zoti Manjani iu referua mospërputhjes së shifrave të bëra publike një ditë më parë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci. Zoti Manjani pranoi mospërputhjen, por dha një shpjegim për këtë, duke akuzuar edhe njëherë Edi Ramën për keqinformim.

“Është e vërtetë se fletët e votimit të gjetura në kutitë e gabuara janë të të tepërta për këtë të fundit, por këto fletë janë mangut në kutinë e duhur, por këtë të fundit, zoti Rama dhe zoti Ruci nuk e lexojnë”, tha Manjani.

Por në Partinë Socialiste janë të bindur se në këtë detaj fshihet manipulimi. Megi Ajtyresa njoftoi se të hënën Partia Socialiste do të bëjë kallëzim në prokurori.

“Shqiptarët panë me shifra dhe jo me fjalë vjedhjen e organizuar nga Saliu në tavolinën e Ristanit. Që nesër edhe prokuroria do të disponojë të gjithë të vërtetën e këtij kanibalizmi elektoral. Kusarët e votave janë të kapur me prova tronditëse që flasin vetë. Tirana s’mund të gjunjëzohet me vota të vjedhura pas një numërimi që na nxorri fitues në sytë e të gjithë shqiptarëve. Presim nga Kolegji Zgjedhor të japë drejtësi në emër të ligjit dhe nga prokuroria të ndëshkojë ligjërisht falsifikatorët e zgjedhjeve”, tha Ajtyresa.

Për selinë rozë fitues në Tiranë është Edi Rama. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA