BSH: Shtrëngohen kreditë

29/05/2011 20:40

Të marrësh një kredi në bankë  për konsum dhe për banesa është bërë për qytetarët më e vështirë.

Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë thuhet se lehtësimi i kushteve të një kredie për qytetarët është ngadalesuar krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Sipas vrojtimit tre muajt e parë të këtij viti vetëm 1. 9 % e bankave raportuan lehtësim të kredive për qytetarët, ose gati 12.1 përqind më pak se në fundin e vitit të kaluar.  

Banka e Shqipërisë thotë se shtrëngimi i kushteve për të marrë një kredi ka ndodhur për shkak të rritjes së kredive të këqija,  zhvillimeve jo shumë pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rënies së të ardhurave të individëve.  

Sipas Bankës së Shqipërisë marrja e kredisë nga qytetarët u bë më e vështire pasi bankat  ulën afatin e shlyerjes së kredisë,  ulën vlerat e kredive për cdo indidvid  dhe rritën vlerën e pasurisë që qytetari  duhet të lërë peng për të marrë këtë kredi.

Sipas parashikimeve të vetë bankave që ofrojnë kredi për qytetarët edhe në muajt e ardhshëm pritet që kredia për konsum të mbetet po kaq e vështirë për t’u marrë, por mund të ketë një lehtësim të kredive për banesa.

Gjithësesi, kredia në përgjithësi, si në lekë ashtu edhe në valutë, sipas ekspertëve në banka pritet të bjerë pasi pritet që ato të bëhen më të shtrenjta për shkak të rritjes së interesave.

Top Channel