Bllokohen 30 kg kanabis

29/05/2011 10:45

Të paktën 30 kilogram kanabis sativa u bllokua në orët e vona të së shtunës në Tiranë, ndërsa katër persona u arrestuan nën akuzën e trafikut të drogës. (UPDATE)

Policia e Tiranës, gjatë një komunikimi me mediat, sqaroi se kanabis ishte blerë në Lazarat nga katër shtetas me banim në Paskuqan të Tiranës, me qëllimin për tu tregtuar në Tiranë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Policia kishte disa muaj që i kishte në përgjim katër trafikantët ndaj edhe ndërhyri në momentin kur ata po e fusnin mallin në një apartament në afërsi të rrugës “Jordan Misja”, që shërbente edhe si bazë për ta. Kanabis u gjet në bagazhin e një automjeti “Benz 190”.

Të katër të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale “prodhim, dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Policia nuk dha detaje nëse është identifikuar edhe shitësi i bimës narkotike nga Lazarati.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA