Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec

29/05/2011 12:10

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec në orët e vona të mbrëmjës së të shtunës.

37-vjeçari Lindor Shkullaku humbi jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij. Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Cërravë.

Sipas policisë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, 37-vjeçari ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përfunduar në anë të saj.

Mjeti ka qenë me shpejtësi në momentin e aksidentit gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e drejtuesit për shkak të përplasjes së fortë.

Policia tha se shkak i daljes nga rruga ka qenë hyrja me shpejtësi në kthesë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA