Topalli: Të miratohet fond për veprat e piktorëve shqiptarë

28/05/2011 14:25

Kryetarja e Kuvendit vizitoi sot ekspozitën me piktura të piktorit Ali
Oseku, një ndër emrat më të njohur në artin pamor shqiptar.

Ekspozita e Osekut, piktorit që vuajti burgosjen e ndërgjegjjes gjatë diktaturës komuniste, i kushtohet lirisë dhe hapësirës. Ne vleresimin e zonjes Topalli ne kete ekspozite bie ne sy menjehere eleganca dhe finesa, nepermjet te cilave piktori Ali Oseku kerkon lirine, heqjen e kufijve dhe pafundesine.

Kryetarja e Kuvendit tha se do të ndihej e nderuar së bashku me deputetët që zoti Oseku të hapte një ekspozitë në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë.  

E mbeshtetur edhe nga piktori Oseku dhe drejtori i galerise se Arteve, Rubens Shima, zonja Topalli hodhi idene qe “kuvendi i Shqiperise te miratoje nje fond te vecante per te blere vepra te piktoreve me te njohur shqiptare, duke i dhene keshtu nje dimension te ri parlamentit shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA