Ruci: KQZ manipuloi, kemi dokumentacionin

28/05/2011 13:55

Kryetari i grupit kuvendor socialist deklaroi se rezultati i zgjedhjeve
lokale të 8 majit është manipuluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
dhe se vendimmarja për fitore të kandidatit të Aleancës për Qytetarin,
Lulzim Basha, është e paligjshme.

Deputeti Gramoz Ruci u shpreh se opozita disponon dokumentat për 117 qendra votimi, ndërsa theksoi se akti normativ i KQZ-së është i paligjshëm, pasi numërimi i fletëve në 4 qendra votimi nuk janë përfshirë në rezultat.

“Disponojmë dokumentacionin për 117 QV-vë të marra në shqyrtim nga Komisioni.Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se janë shtuar 375 vota më tepër se sa votues”, tha Ruci.

Sipas tij përllogaritjen e gabuar aritmetike, Berisha nuk është kujdesur ta mbulojë, ndërsa uroi që krimi dhe maskarada elektorale të mos ndiqet nga Kolegji Zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA