Refuzimi i certifikatave, reagon Aleanca Kuq e Zi

28/05/2011 15:30

Pas refuzimit nga ana e konsullatës greke në Gjirokastër të
certifikatave të reja ku nuk shënohej kombësia, Aleanca Kuq e Zi ka
reaguar duke e konsideruar këtë veprim ndaj një dokumenti zyrtar të
shtetit shqiptar si alogjik.

“Konsullata greke në Gjirokastër, po mban një sjellje të padrejtë duke mos pranuar dokumentat e institucioneve shqiptare, duke mos dhënë asnjë argument për këtë veprim. Në asnjë vend të BE-së nuk vendoset kombësia”, tha Endrit Shabani.

Perfaqesuesit e kesaj shoqate thane se kerkesa e shoqates OMONIA, qe te vendoset kombesia ne certifikate, eshte antiligjore dhe ne kundershtim me ligjin dhe me standardet europiane.

“Në Shqipëri respektohen të drejtat e minoriteteve dhe të njeriut. Cerifikatat e reja në Shqipëri nuk cënojnë të drejtat e minoriteteve”, tha Shabani.

Ne kete deklarate thuhet se  kerkesa e konsullates greke, lidhet ngushte me procesin e regjistrimit te popullsise ku pala greke kerkon te rrise mbi baza artificiale, numrin e minoritet grek ne Shqiperi. Nderkohe burime zyrtare nga gjendja civile shprehen se nuk ka asnje ndryshim te procedurave edhe me certifikatat e reja, ku nese do te kerkohet nga perdoruesi, kombesia mund te shenohet ne fleten e pasme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA