PS: Provat e vjedhjeve

28/05/2011 15:00

Partia Socialiste ka paraqitur përballë publikut ato që i quan prova të
manipulimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me rezultatin e
kryetarit të bashkisë se Tiranes pas perfundimit te procesit, qe sipas
selise roze shpalli fitues Edi Ramen.(UPDATE)

Gramoz Ruci beri nje analize te detajuar te rezultateve te KQZ pas nderhyrjeve te saj ne rinumerimin e kutive ne 9 njesi bashkiake.

Sipas zotit Ruci faktet tregojne nje mosperputhje skandaloze mes votuesve dhe votave te numeruara nga KQZ, cka ka cuar sic tha ai ne nje perfundim absurd.

“Disponojmë dokumentacionin për 117 QV-vë të marra në shqyrtim nga Komisioni.Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se janë shtuar 357 vota më shumë në kutinë e kryetarit”, tha Ruci.

Nje tjeter shembull zoti Ruci e mori ne qendren 1931 te njesise numer 8 ku ne librin e konstatimeve dallohen qarte sic tha ai nderhyrjet pas perfundimit te procesit. Per kreun e Asamblese Kombetare jo vetem kaligrafia e shkrimit eshte e ndryshme, por edhe qendrat jane shtuar me pas.

“Konstatimi është për qendrën e 1931, falsifikimi është për tre kuti dhe shkresa është bërë me shkrim tjetër”, tha Ruci.

Faktet e paraqitura sipas zotit Ruci demonstrojne se votat e numeruara nga KQZ jane shtuar pas perfundimit te procesit cka mund te dallohet thjeshtesisht tha ai. Ne kete situate apeli i socialisteve eshte i qarte.

“Uroj që këtë krim, këtë maskaradë elektorale të mos ta ndjekë edhe Kolegji Zgjedhor”, tha Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA