Kriza tkur turizmin

28/05/2011 19:55

Kriza politike po ndikon direkt në turizmin në Shqipëri. Operatorët turistikw në Vlorë shprehen të shqetësuar se ndryshe nga një vit më parë nuk ka më pronotime të shtetasve të huaj që dikur frekuentonin plazhet dhe bregdetin e Vlorës.

Kryetari shoqatës së operatorëve turistikë thotë se janë marrë të gjitha masat për të pritur pushuesit, por këta të fundit stepen.

“Mbas gjithë atyre përpjekjeve që kemi bërë dy vitet e fundit dhe kemi pasur sukses në dy vite, këtë vit klasa politike ka shfaqur vetëm anën negative dhe shumë turistë kanë anuluar rezervimet që shkojnë deri në masën 30%. Kur shfaqim imazhet negative në mediat ndërkombëtare na pyesin klientët se çfarë po ndodh”, theksoi Vasil Bedini, përfaqësues i shoqatës së operatorëve turistike.

Të vetmit që po shfaqen këto ditë pranë operatorëve turistikë në Vlorë janë pushuesit nga brenda vendit dhe ata që duan të qendrojnë vetëm një fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA