Fier, aksident hekurudhor, një i plagosur
28/05/2011 09:20
Aksident hekurudhor në Fier me pasojë plagosjen rëndë të një personi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:15 minuta pranë fshatit Ferras, kur 32-vjecari Erjon Qarri, po udhëtonte me kamion përgjatë trasesë, ndërsa transportonte materiale për rrugën Levan-Vlorë.
Treni i linjës Vlorë-Tiranë shtyu për disa metra kamionin duke shkaktuar lëndime serioze për jetën e shoferit.
Ndërkohë ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rreth këtij rasti.
Top Channel