Dule: Zgjedhjet u manipuluan

28/05/2011 20:10

PBDNJ përmes një deklarate për shtyp të kreut të saj Vangjel Dule nga Gjirokastra ka denoncuar atë që Dule e ka quajtur manipulim të zgjedhjeve në Tiranë.

“Jemi shumë të shqetësuar se aspektet pozitive të konstatuara në 8 maj po zhduken nga verbëria e militanëve të mazhorancës në KQZ”, theksoi Dule.

Ai i është rikthyer  propozimit të kahershëm për krijimin e një qeverie teknike qe do organizonte zgjedhjet e parakohshme.

“Vendit i duhet një qeveri e ndërmjetme me një mandat tërësisht të mirëpërcaktuar me qëllim organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Dule.

Ai i është referuar gjithashtu çështjes së formatit të ri të çertifikatave i kontestuar më parë nga Omonia.

“Mohimi i kësaj të drejte përbën një shkelje flagrante të të drejtave themeltare”, theksoi Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA