Avokati Maradonës: Grondona meriton burgun

28/05/2011 02:50

Debati mes Maradonës dhe presidentit të federatës argjentinase të futbollit, Julio Grondona arrin kulmin.

Avokati i Maradonës tha se ka ndërmend të hedhë në gjyq, e më pas ta cojë në burg kreun e federatës së futbollit, për t’i dhënë në këtë mënyrë, fund, sipas tij, diktaturës që Grondona ka vendosur në futbollin argjentinas.

Debati mes Maradonës dhe Grondonës shpërtheu pas vendimit të tij për të larguar Maradonën nga drejtimi Argjentinës në përfundim të botërorit të Afrikës së Jugut.

Top Channel