Tregtia Shqipëri-Kosovë, mohohet diskriminimi

27/05/2011 01:00

Kosova dhe Shqipëria kanë raporte të shkëlqyera në sferën e bashkëpunimit ekonomik. Ky vlerësim u be gjate nje takimi te Ministrit te zhvillimit ekonomik, Besim Beqajt me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka.

Takimi u zhvillua vetëm pak kohë pasi disa biznese në Kosovë u ankuan se Shqipëria po i jep përparësi më shumë Serbisë se sa Kosovës, duke eleminuar barrierat doganore për mallrat që hyjnë nga Serbia.

Ambasadori Lauka, tha se Shqipëria nuk po e diskriminon Kosovën, ndërsa në lidhje me këtë ministri Beqaj u shpreh se këto dy vende e kanë rrugën plotësisht të hapur.

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik tha se “Kosova dhe Shqipëria e kanë rrugën plotësisht të hapur dhe kanë marrëveshje shumë herë më të liberalizuar ndërmjet tyre se sa mes të gjitha vendeve të tjera përsa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave”.  

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për format e tjera të bashkëpunimit ndërmjet dy vendëve në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA