Rriten temperaturat, moti i nxehtë deri në fund të muajit

27/05/2011 13:10

Temperaturat e larta te veres, jo vetem kane mberritur ne vendin tone,
por do te qendrojne edhe shume gjate.Termometri ka shenuar 31 grade
celsius dhe keto temperature do te qendrojne deri ne fund te ketij
muaji.

Klima ka nisur te behet kapricioze, kjo deshmohet edhe permes shirave dhe kthjellimeve te menjehershme brenda 24 oreve.

Ne vendin tone qe karakterizohet nga nje klime mesdhetare ka hyre nje vale e re tropikale, qe ka sjelle edhe keto ndryshime te shpeshta te motit te shoqeruara edhe me shume lageshti.

Ndryshimi i menjehershem i temperaturave por edhe i motit, shoqerohet me viruse te ndryshme por edhe ndikon ne perkeqesimin e shendetit te personave me alergji apo me astme.

Top Channel