
Shqiperia konsiderohet një vend me prevalencë të lartë të semundjeve infektive, ashtu si dhe vende te tjera te rajonit.
Por nje problem i rendesishem i shendetit publik eshte hepatiti B, i cili llogaritet te kete prekur rreth 8 % e popullsise. Se fundmi ka nisur vaksinimi i te rriturve, kryesisht adoleshenteve, grupeve te riskut dhe bluzave te bardha, por efektet e kesaj fushate pritet ne nje kohe te mevonshme.
Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi u shpreh se sot vihen re modele të reja të shfaqjes së këtyrë sëmundjeve.
Ne nje konference per semundjet infektive, mjeke dhe profesore te njohur per semundjet infektive, shqiptare dhe nga vende te rajonit, kane diskutuar lidhur me modelet e reja te semundjeve infektive, si pershembull rasti i incefalitit të rende te Nilit perendimor, i cili ende nuk qarkullon ne vendin tone. I pranishem ne kete konference, edhe si mjek i kesaj fushe, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili insiston ne edukimin e vazhdueshem te mjekeve.
“Cdo mjet duhet të jetë pak infeksionist, në mënyrë të vecantë në Shqipëri,sepse kontakti me të prekurit nuk përzgjedh”, tha Vasili.
Top Channel