Juventus, Higuain është alternativa e Aguero

27/05/2011 17:20

Juventus është në kërkim të një sulmuesi me peshë dhe objektivi i Zonjës së Vjetër është argjentinasi i Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Por, në rast se tratativat për transferimin e tij në Torino nuk do të kenë sukses, alternativa e drejtuesve bardhezinj është një tjetër argjentinas: Gonzalo Higuain.

Sipas El Mundo Deportivo, sulmuesi i Real Madrid ndiqet me vëmëndje nga Juventus.

Alternativa e tretë e Juventus është sërish një sulmues i merengues, francezi Karim Benzema.

Top Channel