
Ministria e Brendshme shqiptare prej pak ditësh ka ndryshuar modelin e certifikatave për shtetasit e vet.
Sasia e certifikatave te prodhuara se fundmi dhe të shpërndara në zyrat e gjendjeve civile në të gjithë vendin nuk kanë më të shkruar kombësine, sic ishte në certifikatat e meparshme. Qe nga e hena qytetarët janë ndeshur me kete ndryshim madje duke shkaktuar edhe probleme.
Sipas zyrave te gjendjes civile shtetasit qe mbajne kombesine greke kerkojne qe ajo te specifikohet ne certifikate. Burime nga Ministria e Brendshme, te pyetur ne lidhje me kete model te ri te certifikates, shprehen se nuk eshte e nevojshme percaktimi i kombesise ne certifikatat, perdorimi i te cilave eshte i destinuar brenda vendit. Nderkohe, jane shfaqur edhe reagimet e para nga sherbimet konsullore greke.
Te pakten ne qytetin e Gjirokastres, ne konsullaten greke nuk po pranohen certifikatat e reja ku nuk percaktohet kombesia. Sipas qytetareve, zyrtaret greke kane thene se certifikatat e reja nuk jane miratuar nga Ministria e Jashtme greke. Menjehere pas ketij refuzimi ka reaguar organizata OMONIA, me nje deklarate per shtyp sipas se sicels modeli i ri i certifikatave eshte shkelje e te drejtave te njeriut, ndaj kerkon nga shteti shqiptar korrigjimin e menjehershem te tyre.
Top Channel