GNK: Kolegji të mbështetet tek ligji

27/05/2011 00:35

Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor të ushtrojë me përgjegjësi kompetencat e tij dhe të bazohet vetëm tek ligji gjatë shqyrtimit të ankesave të opozitës.

Sabina Freizer, drejtuese e këtij grupi për Europën, deklaroi se rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen në mes të procesit, duke ju referuar kështu vendimit të KQZ-së për rivlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.

“Nëse u është thënë komisionerëve të mos i numërojnë këto vota, atëherë është ca vonë për ta ndryshuar këtë rregull”, thotë Freizer.

Freizer i referohet raportit të OSBE-së për procesin gjatë ditës së votimit. Problemi sipas saj është mjedisi tejet i polarizuar në Shqipëri, që krijoi një gjendje tejet të tendosur në prag të zgjedhjeve dhe ajo që ndodhi më pas gjatë procesit të numërimit.

Freizer thotë se ka patur mjaft vonesa gjatë numërimit dhe në shpalljen e rezultatit për Tiranën.

“Kjo është shumë shqetësuese dhe tani është tepër e rëndësishme rishikimi prej Kolegjit Zgjedhor i ankesave dhe apelimeve si dhe të ketë një vendim gjithëpërfshirës të Kolegjit për të vendosur më në fund rezultatin e zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të mos ketë dhunë prej asnjërës palë për mosmarrëveshjen zgjedhore”, thotë Freizer.

Drejtuesja për Europën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave thotë se nëse opozita vendos të organizojë demostrata, ato duhet të jenë paqësore dhe policia s’duhet të ushtrojë dhunë të tepruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA