Gjirokastër, konsullata greke padit katër persona

27/05/2011 13:00

Konsullata greke në Gjirokastër paditi katër persona në prokurorine e
Sarandës për falsifikim të dokumentave. Katër banorë të komunes Xarrë
paraqiten në konsullate certifikata të falsifikuara në rubriken e
kombësise duke pretenduar se ishin greke.

Kjo është hera e dyte brenda pak muajve qe konsullata greke ne Gjirokaster padit shtetasit shqiptare qe paraqesin dokumenta te fallsifikuara per te perfituar leje qendrimi ne shtetin grek.

Nderkohe konsullata greke ne Gjirokaster ka nisur te refuzoje te gjitha certifikatat e reja te nxjera nga zyrat e gjendjes civile ne te cilat mungon rubrika e kombesise. Sipas arsyetimeve qe u jane dhene personave te refuzuar, keto certifikata te reja nuk jane miratuara prej Ministrisë së jashtme greke.

Top Channel