Arvizu: Kolegji të vendosë pa u ndikuar nga politika

27/05/2011 11:50

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se të dy palët duhet të
pranojnë rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, ndërsa theksoi se ky
institucion duhet të vendosë pa u ndikuar nga politika.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kolegji të vendosë pa u ndikuar. Procesi zgjedhor tashmë ka hyrë në fazën ligjore dhe duhet të presim rezultatin e tij”, tha Arvizu.

Ambasadori në prononcimin e sotëm përshëndeti edhe arrestimin në Serbi të ish-gjeneralit Ratko Mlladic, të kërkuar prej kohësh nga Gjykata Ndërkombëtarë e Hagës.

Top Channel