Arvizu: Kolegji, jashtë politikës

27/05/2011 15:05

Rendesine qe merr roli Kolegji Zgjedhor, ne nje vendimarrje profesionale
dhe jashte cdo influence politike, e ka theksuar edhe njehere tjeter,
ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Zoti Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me shumë vëmendje te gjithe procesin qe ka nisur prej dites se djeshme ne kete Kolegj, i cili do t’i jape udhe certifikimit se kush do te jete kryetari Bashkise se Tiranes.

“Faza ligjore është ajo që do të vendosë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si miq të Shqipërisë kane dhënë mendimin e tyre për këtë. Ka dy pika të rëndësishme te cilat i kemi nenvizuar fort, e para është e rëndësishme qe gjykatësit që janë në Kolegjin Zgjedhor të vendosin mbi bazën e meritave pa u influencuar nga asnjë pale politike ndërsa e dyta pasi kjo të ndodhë është e rëndësishme që të dyja palët të pranojnë rezultatin pasi kjo është pjesë e një procesi demokratik ligjor”, tha Arvizu.
 

Top Channel