Aksident rrugor, humb jetën 50-vjecarja
27/05/2011 17:10
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje 50-vjecare është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave shtetasja Bale Hajdari ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga.
Sipas burimeve, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Shaban Hajdari, i cili po drejtonte automjetin me targa Ohri.
Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Top Channel