Tirana: Arrestimi i Mlladic, sinjal pozitiv
26/05/2011 19:05
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e cilësoi arrestimin e ish-gjeneralit famëkeq Ratko Mlladic, si dëshmi se herët a vone kriminelët do të përgjigjen përpara drejtësisë.
“Ky është një sinjal tepër pozitiv për cuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sado pak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi”, thuhet në deklaratën e MPJ.
“Shprehim besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese të tij”, nënvizohet më tej në dokument.
Top Channel