Rama: Drejtësia të thotë fjalën e vet

26/05/2011 14:00

Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se opozita është e vendosur ta cojë
deri në fund betejën kundër pushtetit që grabit në mënyrë të turpshme
dhe deformon vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Ajo që shqiptarët panë të ndodhë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte një kanibalizëm elektoral, ku u duk qartë shkelja e Kushtetutës dhe ligjit. Shifrat flasin qartë dhe ato tregojnë se në këtë proces janë futur duart”, u shpreh Rama.

Kryesocialist kërkoi nga drejtësia të bëjë drejtësi dhe gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ngrihen mbi cdo presion dhe interes tjetër, që nuk është më i rëndësishëm se interesi kombëtar.

“Gjyqtarët e Kolegjit duhet të bazohen të Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi dhe te morali i demokracisë”, tha Rama në një prononcim për gazetarët nga selia e PS-së.

Rama falenderoi edhe ndërkombëtarët për mesazhet e tyre të qarta, të cilët kanë folur hapur për ngjarjet e shëmtuara në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Top Channel