Rama: Bota nuk e pranoi vjedhjen

26/05/2011 16:00

Kryesocialisti Edi Rama, e cilësoi 8 majin, ditën e fitores së opozitës,
e cila, sic tha ai, nuk mund të zbehet nga tentativat antiligjore të
kryeministrit dhe shpurës së tij për të rrëmbyer në tavolinë mandatin e
kryeqytetit.(UPDATE)

“Mbetemi të bindur se Tirana nuk do të bëhet pjesë e menusë së tavolinës së oborrit të Saliut, ku shqyhen përditë copa Shqipërie. Madje nuk ka asnjë përpjekje për të fshehur synimin e hapur që është grabitja e këtij vendi”, tha Rama.

Sipas zotit Rama, nderkombetaret kane folur qarte pasi ata nuk mund te gelltisin kete proces dhunues mbi voten dhe demokracine. Shifrat e publikuara nga KQZ e qe nuk korrespondojne kerrkund me njera tjetren per liderin e opozites jane treguesi me i qarte se pushteti ka vene dore mbi voten e shqiptareve.

“Gjuha e presionit dhe e kërcënimit ndaj opozitës është konstante, sidomos pas humbjes therëse për Saliun, por nuk na bën asnjë përshtypje, përkundrazi na rrit vendosmërinë dhe forcon këmbënguljen tonë për t’i shkuar deri në fund një beteje, që nuk është thjesht për një mandat që po grabitet në tavolinë, por është për të ardhmen e demokracisë shqiptare”, tha Rama.

Kolegji Zgjedhor, sipas kryesocialistit, duhet te ngrihet mbi cdo presion, duke vene ne krye interesat kombetare.

“I takon drejtësisë të bëjë drejtësi, të thotë fjalën e vet, pa parë majtas e djathtas, por duke parë drejt te Kushtetuta, te Kodi Zgjedhor, te ligjet e këtij vendi e mbi të gjitha te interesat kombëtare të Shqipërisë”, tha Rama.

Duke e cilesuar vendimin e KQZ-së, si nje kanibalizem ligjor dhe elektoral , kreu i Partise Socialiste Edi Rama tha asgje nuk mund te ndryshoje humbjen e thelle qe ka marre ne zgjedhje kryeministri Berisha.

Top Channel