PS bojkoton parlamentin

26/05/2011 15:00

Pas një periudhe gati dy mujore ndërprerjeje Kuvendi është  rimbledhur sërish në seance plenare.  (UPDATE)

Ashtu sic kishte vendosur nje dite me pare, opozita e bojkoti seancen. Por vendimin e socialisteve e kane thyer deputetet Andis Harasani dhe Kastriot Islami. Ky i fundit deklaroi se nuk eshte as pro dhe as kunder kujt, por merr pjese ne kete seance sepse eshte per integrimin e Shqiperise.

Teksa deputetet vazhdonin dikutimet per financimin e projektit te rruges Tirane-Elbasan, kryeministri Sali Berisha ja ka dedikuar te gjithe fjalen e tij zgjedhjeve te 8 Majit.  

Berisha tha se qytetaret i shndërruan ato ne nje dite te manifestimit te dinjitetit dhe lirise, njekohesisht si dite historike per drejtesine shqiptare.

Fitoren e koalicionit te djathte me 17% me shume kundrejt kundershtarit zoti Berisha e ka cilesuar, si nje barre pergjegjesie te madhe, por situaten post zgjedhore Berisha e ka krahasuar me ate te nje teatri.

“Prej dy javësh vendi i shëmbëllen një teatri absurd. Nëse shqiptarët votuan më 8 maj në mënyrën më dinjitoze, pas kësaj dite ndodhi rrethimi i KQZ-së, bllokime rrugësh dhe ultimatume e kërcënime, sepse dikush kërkon të mos njohë votën e qytetarëve. Ne presim me besim, me durim verdiktin e institucioneve kushtetuese të vendit”, tha Berisha.

Pasi ka dhene disa shembuj te rinumerimit te fletevotimeve  ne disa vende te botes Berisha ka permendur edhe voten e hedhur gabim sipas tij te presidentit Bamir Topi.

“Ndodhi që presidenti votoi në një kuti të gabuar. Cfarë do të thoshin shqiptarët nëse KQZ nuk do të hapte kutinë për votën e tij? Ata do thonin nëse nuk shohin votën e presidentit, askush nuk pyet edhe për ta”, tha Berisha.

Ne fund te fjales se tij zoti Berisha ka grantuar shqiptaret se ne kete ceshtje nuk ka asnje qellim tjeter pervec  numerimit te cdo vote te hedhur nga qytetaret.

“E ftoj Ramën të deklarojë se pret me durim verdiktin, të faktojë se ku po bëhet padrejtësia, por jo të nxijë në mënyrë të paskrupullt procesin”, tha Berisha.

Kuvendi ka vijuar punimet me miratimin me 73 vota pro te projektligjit per huane financiare per ndertimin e rruges Tirane- Elbasan.

Top Channel