PD: Rama, konfuz dhe i dëshpëruar

26/05/2011 18:55

Deputeti i PD, Gerti Bogdani është shprehur se përpëlitjet e Edi Ramës për fitoren e PS në zgjedhjet lokale janë të kota.

Sipas tij, fitorja e Aleancës për Qytetarin është e qartë, pasi ky koalicion ndodhet shumë vota para koalicionit të majtë.

“Edi Rama është thellësisht i dëshpëruar dhe qartësisht konfuz. Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga partia e tij fitoi zgjedhjet lokale, në një kohe kur 140,000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike”, ka deklaruar Bogdani.

Bogdani i ka cilësuar si të kota edhe pretendimet e Rmës dhe PS-së për vjedhjen e votave nga KQZ, pasi sipas tij vjedhje do të ishte mosnumërimi i votave të qytetarit.

“Ai e konsideron kanibalizëm elektoral numërimin e votave, kur në të vërtetë kanibalizëm është të shmangësh numërimin e tyre”, ka nënvizuar Bogdani.

“Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA