Përmet, përkujtohen vëllezërit Frashëri

26/05/2011 20:30

Në komunën Frashër, në Përmet, është organizuar një veprimtari përkujtimore në nder të Naim Frashërit, si dhe është mbajtur një konferencë kushtuar Abdyl Frashërit dhe Baba Alushit, si dhe pjesëmarrejes në Lidhjen e Prizrenit.

Në shtëpinë-muze të tre vëllezërve Frashëri janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në të cilat merrnin pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, si dhe një grup nxënësish nga shkolla e këtij qyteti, të cilët kanë interpretuar poezitë e Naim Frashërit.

Shtëpia-muze dhe fshati ku kanë lindur e janë rritur tre vëllezërit, që lanë gjurmë të pashlyera në historinë shqiptare, ndodhet në një zonë shumë të izoluar.

Për shkak të rrugës së dëmtuar dhe mungesës së investimeve, ky vend që ka një simbolikë të vecantë dhe që shumë mirë mund të bëhej pjesë e turizmit shqiptar, është pothuajse i pamundur për t’u arritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA