Ndërtimet shkatërrojnë bregdetin e jugut

26/05/2011 21:40

Mungesa e vëmendjes së institucioneve si inspektoriati ndërtimor, policia bashkiake apo institucione të tjera që disiplinojnë ndërtimet, ka bërë që në zonën e bregdetit të Radhimës deri në Orikum të shpërthejë ndërtimi i minimoleve të paligjshme që po shkatërrojnë tërësisht bregdetin.

Tonelata me inerte dhe gurë kanë nisur të hidhen pothuajse në cdo 100 metër bergdet nga pronarët e lokaleve dhe hoteleve që kanë ndërtuar këtu.

Duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së institucioneve shtetërore për shkak të zgjedhjeve, kamionë të tërë vinë në radhë në këtë zonë për të shkarkuar gurët në ujë.

Nuk janë vetëm minimolet të shtrira në det, por dhe një tjetër fenomen po ndodh me shpejtësi në këtë zonë. E gjithë zona e plazhit publik në Orikum është pushtuar nga ndërtimet pa leje.

Në këtë plazh tani të zë syri vetëm baraka  me kashtë, si dhe mure me blloqe. Banorë të zonës, si dhe të ardhur nga vende të tjera, duke shfrytëzuar momentin ku cdo institucion është inekzistetnt, kanë gjetur një hapësirë të lirë dhe po ndërtojnë me cfarë të mundin në këtë plazh publik.

Në bashkitë dhe komunat që mbulojnë këtë bregdet ende nuk është rikthyer normaliteti i prishur nga fushata dhe zgjedhjet, ndërkohë që shkelësit e ligjit po punojnë të pashqetësuar.

Kjo situatë po kthehet edhe kundër vete tyre për shkak se shkatërrimi i bregdetit do të largojë edhe frekuentuesit e lokaleve dhe hoteleve të zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA