Minxhozi: Countryman, ofertë për të gjithë

26/05/2011 22:40

Deklarata dhënë dje për Zërin e Amerikës nga zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman u analizua nga analistët dhe politikanët e ftuar në studion e Top Story-t.

Analisti Skënder Minxhozi tha se deklarata e zotit Countryman në vetvete është një ofertë për të gjithë, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Por vlerësoi se, ashtu sic ka ndodhur edhe me deklaratat e mëparshme, partitë politike në vend mund të shfrytëzojnë vetëm ato pjesë që u interesojnë deklaratës dhe të lënë në hije pjesën tjetër të tyre.

“Deklartata e Countryman ka një ofertë për të gjithë, për qeverinë kur njeh standartet e zgjedhjeve, si më të mirat të bëra ndonjëherë në vend dhe oferta për opozitën, kur hedh konsideratën negative për fletët e hedhura gabim. Deklarimi mbart një dozë ambiguiteti për menyrën se si do të zbërdhehet ky mesazh në Tiranë. Deklarata e Countryman eështë balancuar dhe një ofertë për të gjithë”, tha zoti Minxhozi.

Vlerësimi i Skënder Minxhozit u mbështet edhe nga politikani, Besnik Mustafaj. Mustafaj tha se vecse e balancuar deklarata e Countryman është edhe realiste.

Ndërsa për analistin, Lisien Bashkurti, mesazhi i Countryman dhe Shteteve të Bashkuara i dërgohet drejtpërdrejt popullit shqiptar duke e lëvduar atë për procesin e votimit, ndërsa për politikën rezevohen kritikat.

“Mesazhi i dërgohet popullit shqiptar, SHBA i drejtohet popullit shqiptar duke e vlerësuar për pjesëmarrjen dhe rënien e bastioneve, ndërsa për politikën ka vetëm vlerësime negative për shkatërrimin e procesit”, tha Bashkurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA