Kontroll përbërësve të bukës

26/05/2011 16:55

Furrat e bukës po kalojnë të gjitha në sitën e kontrollit të
specialisteve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lidhur me abuzimet në
përbërësit e tjerë të këtij produkti.

Ne 250 inspektime te kryera per afro pese muaj janë konstatuar shkelje per sa i perket kushteve higjieno-sanitare dhe mbrojtjes nga brejtesit, si miu apo furretarja, te cilët ne kontakt me buken transmetojne semundje te ndryshme.

Persa i perket aditiveve te ndryshem autoritetet sqarojne se jane penguar ne dogane sasira aditivesh, te cilet, nuk i perkasin listes se miratuar nga BE, por nga ana tjeter ata do t’u kerkojne prodhuesve te bukes qe produkti te tregtohet i ambalazhuar, jo ne qese plastike, por ambalazh letre

Ne kontrollet e ketij Autoriteti jane perfshire edhe fabrikat e miellit, ku deri me tani eshte ndeshkuar me gjobe vetem njera prej tyre.

Top Channel