Islami: Dua integrimin e Shqipërisë

26/05/2011 11:30

Pas një periudhe gati dy mujore ndërprerje është rimbledhur sërish kuvendi në seancë plenare.

Seanca e paradites se sotme ka nisur me mungesen e nje pjese te deputeteve te opozites te cilet kishin paralajmeruar bojkotin. Po vendimin e socialisteve e kane thyer deputetet Islami dhe Harasani te cilet ndodhen ne seancen plenare. Ne fjalen e tij ne nisje te punimeve deputeti Kastriot Islami deklaroi se ai nuk eshte as pro dhe as kunder kujt por merr pjese ne kete seance sepse eshte per integrimin e Shqiperise.

Seanca ka vijuar me dikutimin e nje projektligji hartuar nga Keshilli i Ministrave dhe Bankes Islamike per Zhvillim per financimin e projektit te rruges Tirane-Elbasan.

Ministri i Ekonomise Ridvan Bode ka dhene shpjegime ne lidhje me kete marreveshje, gjithashtu ne seance kane diskutuar edhe deputete te ndryshem mes te cileve edhe deputeti Andis Harasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB