Gerta Meta: Të menaxhohet tensioni politik

26/05/2011 21:55

Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta ka deklaruar se klasa politike duhet ta menaxhojë me përgjegjësi situatën post-zgjedhore.

“Është një moment historik. Shqipëria ka nevojë për një menaxhim të tensionit politik, që ka dy vjet që zgjat. Ka vetëm luftë të ashpër mes forcave politike”, ka pohuar Meta.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Meta është shprehur se institucionet e drejtësisë, në rastin konkret Kolegji Zgjedhor, duhen lënë të punojnë pa presione.

“Ne si monitorues e kemi gjykimin tonë në fund. Nuk mund të themi nëse Kolegji do japë një vendim pozitiv apo negativ. Nëse procesi ka pasur aspekte pozitive dhe negative, atëherë Kolegji le të vendosë drejt”, ka nënvizuar Meta.

Vëzhguesja e zgjedhjeve të tetë majit ka shtuar më tej se gjithë vemëndja e votuesve dhe garuesve është përqendruar tek seanca e nesërme e Kolegjit Zgjedhor.

“Le ta lëmë institucionin që të punojë në qetësi. Fajin nuk e kanë votuesit shqiptarë, por ata që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatës”, ka shtuar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA