Bujqësia pa taksa në Ballkan

26/05/2011 16:10

Fermerët shqiptarë do përballen tani me një konkurrencë më të forte nga produktet e rajonit.

Parlamenti miratoi një ligj i cili heq taksat doganore për importet bujqësore nga vendet e rajonit, një detyrim që Shqipërisë, sipas Selami Xhepës, i rrjedh nga marrëveshja e tregtise se lire CEFTA.

Bujqësia është sektori me deficitin më të madh tregtar dhe me përkeqësim nga viti në vit. Në katër muajt e parë të vitit Shqiperia bleu produkte bujqesore nga jashte dhjete here me shume se sa shiti. Por maxhoranca thote se heqja e tarifës nuk e perkeqeson bilancin

Marrëveshja CEFTA është nënshkruar para disa vitesh nga vendet e Europës Qëndrore dhe asaj lindore me mbështetjen e Bashkimit Europian, për të rritur shkëmbimet dhe integrimin tregtar mes vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB