Berisha: Cdo votë e qytetarëve duhet numëruar

26/05/2011 12:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në parlament se do të presë
institucionet e shtetit për rezultatin zyrtar të zgjedhjeve lokale të 8
majit, ndërsa siguroi qytetarët se cdo votë e tyre duhej lexuar,
pavarësisht nëse një pjesë ishin hedhur në kutinë e gabuar.

Në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve lokale, Berisha ftoi kryetarin socialist Edi Rama që të presë me durim verdiktin e institucioneve dhe të shfrytëzojë të gjitha rregullat për t’u faktuar shqiptarëve, pretendimet se po bëhet padrejtësi.

“Garantoj Ramën se jemi të pregatitur për të njohur cdo rezultat. Asnjë shantazh, apo skenar nuk mund të shkelmojë votën e qytetarëve. Nëse në këtë vend pushteti jepet në tavolinë, nuk mund të ketë më të ardhme”, tha Berisha.

Kryeministri theksoi se cdo votë e qytetarëve, pavarësisht nese eshte hedhur ne kutinë e gabuar duhej numëruar. Sipas tij me këtë vendim nuk shkelet Kodi Zgjedhor i hartuar prej dy forcave kryesore politike.

“Maxhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim, por nuk mund të bëjë pazar për votën e qytetarëve sepse kjo do të ishte goditja më parësore që mund t’i jepej sistemit demokratik shqiptar”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA