Bashkurti: Kolegji Zgjedhor ka përgjegjësi historike

26/05/2011 22:20

Lisjen Bashkurti, ish-diplomat, duke folur në emisionin Top Story në Top Channel, ka theksuar se Kolegji Zgjedhor ka “përgjegjësi historike”.

“Duket se të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor kanë ndeshur një tërësi problemesh dhe Kolegji Zgjedhor ka një përgjegjësi historike tashmë sepse është nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve për herë të parë në histori. Është e para herë që një trupë gjykuese vihet përballë faktorit ndërkombëtar. Kjo është një përgjegjësi e madhe e Kolegjit Zgjedhor”, u shpreh Bashkurti.

“Për herë të parë kemi parë se ndërkombëtarët kanë qenë aktivë dhe të unifikuar duke i dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare, duke i dhënë shembullin e bashkëpunimit mes ambasadorit të BE dhe SHBA. Ata e mbështetën procesin. Aktorët politikë marrin një notë negative sepse nuk u ndërtua një proces i drejtë. Ka pasur vakuume ligjore, mungesë përgatitjeje për zgjedhje, mungesë konsensusi dhe të gjithë ishin të papërgatitur”, u shpreh Bashkurti duke vlerësuar ndërkombëtarët dhe duke kritikuar palët politike.

Bashkurti mendon se 8 Maji dëmtoi integrimin e Shqipërisë në BE: “Mendoj se procesi i integrimit të Shqipërisë nuk është ndërprerë, por ngadalësuar. Është për të ardhur keq sepse ishim në një fazë të avancuar të integrimit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA