Atentati në Shijak, vrasësi pritë personave të gabuar

26/05/2011 09:25

Policia mundi të arrestojë në orët e para të mëngjesit autorin e atentatit të përgjakshëm që pak përpara mesnatës, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, në Shijak.

Në pranga është vënë 25 vjeçari Emiliano Pema, i cili deklaroi në polici se u ka zënë pritë personave të gabuar.

Vrasësi deklaroi se makina me të cilën udhëtonin të rinjtë e ekzekutuar, ishte e njëjtë me atë të personave me të cilët ai kishte pasur një sherr të çastit.

Si pasojë e plumbave në drejtim të makinës së tyre, humbën jetën Mariglen Avdullai dhe Blerim Kërtalli, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Altin Brahimi 28 vjeç dhe Altin Abdyli 33 vjeç të cilët u shoqëruan menjëherë për në spital.

Top Channel