Atentat në Shijak, 2 të vdekur, 2 të plagosur

26/05/2011 00:20

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati rreth mesnatës në vendin e quajtur Sallmone në Shijak.

Sipas informacioneve katër persona, përkatësisht, Maringlen Avdullai, Blerim Kërtalli, Altin Brahimi dhe Altin Abdyli ndodheshin në të njëjtin automjet kur janë sulmuar me armë zjarri.

Si pasojë e plumbave në drejtim të makinës së tyre, kanë humbur jetën Mariglen Avdullai dhe Blerim Kërtalli, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Altin Brahimi 28 vjec dhe Altin Abdyli 33 vjec të cilët u shoqëruan menjëherë për në spital.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake. Për momentin nuk ka asnjë pistë hetimi dhe autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA