Arvizu: Countryman foli qartë

26/05/2011 15:10

Gjate vizites ne qytetin e Elbasanit, ambasadori amerikan ne Tirane
foli për klimën aktualë politike, duke permendur edhe deklaratat e
zevendesndihmëssekretarit amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, dhene nje dite
me pare.

“Ndoshta shumë prej jush mund të kenë pyetje lidhur me situatën aktuale politike. Unë dua t’ju them të gjithëve që zoti Countryman ka dhënë një intervistë. Intervista e tij ishte e thjeshtë, koncize dhe mjaft e kuptueshme. Nëse e keni lexuar me kujdes deklaratën e Countryman, do të kuptoni që nuk ka asnjë pyetje përsa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën. Unë dua të theksoj që ajo që ka thënë Countryman është ajo që unë mbështes. Ju duhet të lexoni të gjithë deklaratën dhe jo vetëm atë që pëlqeni, apo favorizoni më tepër” , tha Arvizu.

Arsyeja e vizites e ambasadorit ne Elbasan, ishte marrja pjesë në ceremoninë e betimit të 39 vullnetarëvetë Korpusit të Paqes. Ata do punojne pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave, qendrave shëndetësore e të tjerë, në mbarë Shqipërinë.

Arvizu u kërkoi shqpitarëve që të mbështesin ambasadorët e Korpusit të Paqes, ashtu siç priten edhe ambasadorin. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka shprehur kënaqësi për mbështetjen që u jep ambasadorëve të Korpusit të Paqes.

Top Channel