“Zgjedhjet, çështje politike”

26/05/2011 23:10

Eduard Kukan, kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Ballkanin, ne nje interviste per Top Channel deklaroi se pret nje rezultat te trete nga Kolegji Zgjedhor per Tiranen.

TCH: Zoti Chountis, si raportues i PE mbi Shqiperine, cfare raportuat per zgjedhjet ne Shqiperi?

Nicolaos Chountis- Raportues per Shqiperine ne PE: Parlamenti Europian duhet te mbaje hapur deren e Bashkimit Europian per Shqiperine. Kjo eshte e para, por duhet ta themi se atje ka shume probleme politike, ekonomike, sociale, dhe qe politika atje duhet t’i zgjidhe keto ne menyre qe te arrije kete procedure. Une shpresoja qe zgjedhjet lokale do te zgjidhnin krizen politike, por tani, me vjen keq sepse kriza politike eshte edhe me e rende. Eshte edhe me e thelle. Ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009-s kishte probleme. Probleme ka serish me zgjedhjet lokale, e ky eshte shqetesim i madh. Keto procedura, teknikalitete te sistemit zgjedhor duhet te jene me te thjeshta, dakort. Por problemi nuk eshte vec teknik. Eshte problem politik. Forcat politike duhet te pranojne disa rregulla. Nese jo, ne do kemi gjithnje te njejtin hall. E cfare mund te bejme ne? Cfare mund te beje Parlamenti Europian apo Bashkimi Europian? Demokracia nuk eshte dicka e gatshme qe dhurohet.

Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit per Ballkanin ne PE: Ne patem rezultat paraprak ne 14 Maj qe tregoi se Edi Rama fitoi me 10 vota. E me pas, po flas per procesin, u morr vendimi per te konsideruar ato flete votimi qe ishin vendosur ne kutine e gabuar. Kur keto iu shtuan te dhenave te meparshme, bene qe Basha te udhehiqte me 81 vota me shume. Une kuptoj se perpara perfundimit te procesit, egziston mundesia e ankimimit mbi fletet e kontestuara te votimit. Ne duhet te presim derisa te gjitha keto te perfundojne, ne menyre qe te kemi rezultatin perfundimtar.Keshtu qe do te jete rezultati i trete, nese mund ta them keshtu..

TCH: A jeni i sigurte ? Pse mendoni se mund te kete nje rezultat te trete?

Kukan: Jo, nuk e di, por aty ka flete te kontestuara. Disa vendime duhen nderrmare per to. Kuptoj se aty ka me shume se 100 vota. Mendoj se ato duhet te merren ne konsiderate.

TCH: Votat e kontestuara?

Kukan: Po votat e konstestuara.

TCH: Gjate numerimit ne KQZ, media dhe opozita thone se jane futur qindra vota me teper se votues, a mund te njihet ky rezultat?

Chountis: Epo ne Shqiperi ështe bërë rregull qe humbesi nuk njeh kurre rezultatin, apo jo?

TCH: Ne c’kuptim humbesi nuk njeh kurre rezultatin?

Chountis: Nuk e njeh kurre pra, sepse ngaqe eshte shume afer dalllimi, eshte nje problem politik. I njejti problem ishte me zgjedhjet e pergjithshme ku diferenca ishte e ngushte. Natyrisht qe ne nuk mund ta njohim dhe nuk e njohim.

TCH: Sot hapen disa kuti, per zgjedhejt e 2009 nuk u hapen?

Chountis: Po ka nje problem, ka nje diference. Ka nje menyre proceduriale sesi te njihet rezultati per zgjedhjet e pergjithshme, dhe ka nje tjeter per te njohur ato lokalet. Behet serish fjale per numerim, kur heren e pare nuk u numeruan me kerkesen e opozites. Por une nuk mund te them kush ka te drejte ketu pasi nuk kam pervoje e nuk e kuptoj fare kete procedure.

TCH: Si e vleresoni vendimin e marre tashme nga KQZ per numerimin e votave te kontestuara me nje kuorum prej kater dhe jo prej pese anetaresh?

Kukan: Kur fola ne komitetin e jashtem, e thashe se ka polemika per vendimin. Kete kisha parasysh. Madje qe dhe ODIHR ne raportin e tij thote se ka gjera jo te qarta mbi kete. Ne proceset e meparshme zgjedhore, flete te tilla votimi jane konsideruar te pavlefshme. Rregullat apo instruksionet per komisioneret nuk e permendnin kete gjase. Kur numerimi nisi per te paren here, keto vota u quajten te pavlefshme. Vetem me pas, 3 dite pas shpalljes se rezultatit paraprak u mor ky vendim nga KQZ. Natyrisht qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perbehet nga 4 antare te koalicionit qeverises dhe 3 antare te emeruar nga opozita. Keshtu qe kjo mund te ngreje disa pikepyetje, nese politikisht ky vendim ishte objektiv. Por nuk e di nese duhej qe ky vendim te merrej 5 me 2, kete nuk e di, por ajo qe thashe e thekson dhe kete sigurisht.

TCH: Duke marre parasysh raportimin e kolegeve tuaj qe ishin ne Shqiperi, a mendoni se mund te kete vertet pershkallezim tensionesh apo lufte civile ne Shqiperi?

Chountis: Une mendoj se ka pasur probleme me kete proces. Gjykoj se pas rezultateve, gjithsesi do te kemi krize. E problemi serish eshte politik, sic e thashe. Une jam i merakosur per situaten. Nuk mund te them se cfare do jete drejte e cfare e gabuar. Sigurisht, ka mundesi qe te kete pasur probleme me procedurat. E kuptoj kete. E une kam aq njohuri sa t’i ve gishtin te keqes ne procesin zgjedhor. Eshte fjala per te vene disa pike, disa flete te tjera, e keshtu me radhe. Por problemi eshte se kjo duhet te marre fund. Duhet te marre fund! Une nuk e di sesi mund t’i jepet fund, por udheheqesit politike atje kane pergjegjesi. Eshte shume e veshtire, por behet fjale per nje kontrate mes dy burrave te dy partive, nje kontrate te veshtire.

Kukan: Mesazhi im ndaj Shqiperise ne keto momente eshte qe te lexojne me kujdes qendrimin e Zonjes Ashton dhe Komisionerit Fyle. Mendoj se permban mesazhet me kuptimplote ndaj partive politike, sesi ato duhet te sillen tani, perpara se te finalizohet procesi zgjedhor, e qe te mos bejne asgje dramatike qe do te mund te demtonte imazhin e vendit, i cili nuk eshte ndihmuar aspak nga zhvillimet e deritanishme.

TCH:
A keni pare ndonjehere qe procesi i numerimit te votave te zgjase kaq ne vende te tjera?

Kukan: Jo. Kurre. Procesi i numerimit eshte shume i gjate. Por, ne i pyetem njerezit atje, e fakti qe antaret e grupit te numerimit ndalonin procesin e numerimit, pushonin ca, e me pas ktheheshin, kjo behej nga te dy palet, jo vec nga nje parti. Ajo qe degjuam nga OSBE ishte qe ky proces ishte shume i ngadalshem. Por, nuk u konsiderua si parregullesi apo dicka e ngjashme. Por kjo nuk shkon ne favor te atyre qe besojne se gjithcka ishte ne rregull kur merr kaq shume kohe.

Pergatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA