Brenda dy ditëve në vijim do të mësohet edhe rruga ligjore që do të ndjekë Partia Socialiste për të kundërshtuar vendimin e ditës së hënë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo u pohua nga avokati socialist, Eridian Salianji, i cili tha në Top Show se një grup juristësh brenda PS-së po punojnë për këtë cështje.
Salianji zbuloi se fillimisht cështja do të ankimohet sërish në KQZ, duke qenë se ky institucion veproi si KZAZ. Më pas ankimimi shkon në Kolegjin Zgjedhor ku, sic tha ai, do të vlerësohet procedura e ndjekur nga KQZ gjatë vlerësimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Kjo procedurë sipas tij, është e jashtëligjshme, nuk ka ndjekur rrugën e duhur që përcakton ligji dhe do të rrëzohet nga Kolegji Zgjedhor.
Top Channel