Topi: Procesi nuk ka mbaruar

25/05/2011 15:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi, për të disatën herë brenda pak
ditësh është takuar me treshen e ambasadorëve me kërkesën e këtyre të
fundit. (UPDATE)

Biseda në këtë takim u përqendrua në situatën paszgjedhore në vend, vecanërisht pas shpalljes së rezultatit për Tiranën nga ana e KQZ-së.

 Kur pritet që vendimin përfundimtar ta shpallë kolegji, presidenti dhe ambasadorët ranë dakort në domosdoshmërinë e përmbylljes së këtij procesi sipas ligjeve në fuqi. Kjo situatë sipas tyre, duhet pritur me durim dhe qetësi.

“Duke pasur parasysh edhe deklaratën e përbashkët të Baroneshës Eshton dhe Komisionerit Fyle, presidenti theksoi se: “Procesi zgjedhor ende nuk ka mbaruar, prandaj palët politike të përfshira duhet të vetëpërmbahen nga shpallja e parakohshme e rezultatit. Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë institucionale të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike. Është koha që të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës dhe të mbizotërojnë vetëm vlerat e kulluara dhe standardet e vërteta të drejtësisë dhe të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike, sepse kjo do t’i shërbente më së miri interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë dhe do të përmbushte aspiratat integruese të shumëpritura e të merituara të popullit shqiptar”, bëri të ditur zëdhënësja e Presidencës, Mimoza Kociu.

Të enjten më datë 26 maj, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e parë ankimore të Partisë Socialiste në lidhje me vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që coi në nxjerrjen e rezultatit për Tiranën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA