Topi: Palët të vetëpërmbahen

25/05/2011 13:20

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se procesi zgjedhor ende nuk
ka përfunduar dhe palët e përfshira duhet të vetëpërmbahen nga shpallja e parakohshme e rezultatit.

“Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë institucionale të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike”, mësohet të ketë deklaruar kreu i vendit gjatë një takimi me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ambasadorin amerikan Arvizu, ambasadorin e OSBE-së Wollfarth e atë të BE-së, Sequi.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e presidencës Mimoza Kociu, bëri me dije se presidenti Topi ka theksuar se “Është koha që të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës dhe të
mbizotërojnë vetëm vlerat e kulluara dhe standardet e vërteta të
drejtësisë dhe të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente
ligjore kushtetuese e demokratike, sepse kjo do t’i shërbente më së miri
interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë dhe do të
përmbushte aspiratat integruese të shumëpritura e të merituara të
popullit shqiptar”.

Nga ana e tyre ambasadorët janë shprehur njëzëri se ndërsa procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, respektimi i kornizës ligjore është një domosdoshmëri tashmë, në kushtet e ankimit të rezultatit nga opozita në Kolegjin Zgjedhor.

Gjithashtu, të tre Ambasadorët shprehën mbështetjen e fuqishme e të palëkundur për Presidentin Topi dhe për apelet e tij për respektimin rigoroz të shtetit të së drejtës e të ligjit, çka do i kontribuonte qëndrueshmërisë dhe rikthimit të normalitetit demokratik në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA