Tirana, në duart e Kolegjit Zgjedhor

25/05/2011 19:55

Pasditja e së mërkurës ishte e pllakosur nga qetësia në Gjykatën e Apelit, pas një dite nomale pune. Kalimtarët kalonin të shkujdesur, mbase duke mos e ditur se po ecnin përpara një godine ku nesër do të fokusohet vëmendja e të gjithëve.

Kur akrepat e orës të shënojnë 13:00, relatori cështjes gjygjtari Petraq Koco do të nisë prezantimin e kërkesës ankimore që mban firmën e Partisë Socialiste.

Fati i kërkesës së parë ankimore do të jetë në duart e katër grave gjygjtare, të përzgjedhura nga shorti. Ato janë Dhurata Haveri, Marie Qiriazi, Entela Prifti dhe Sashenka Jonuzi.

Katër zonjat e drejtësisë shqiptare do të kenë përpara një kërkesë ankimore të hartuar disa ditë më parë, kur KQZ ende nuk kishte miratuar tabelat përmbledhëse për KZAZ-në 49, sipas ligjit.

KQZ miratoi tabelën përmbledhëse vetëm të hënën, mes kontestimeve të socialistëve për rinumërimin e votave të hedhura gabim.

Pritet të shihet se si do të veprohet me kërkesën e parë, pasi burime juridike pranë Kolegjit Zgjedhor pohojnë për mundësinë e shqyrtimit ditën e nesërme të dy kërkesave ankimore paralelisht.

Kërkesa e dytë ankimore e Partisë Socialiste që i drejtohet këtij kolegji, është të shpallë të pavlefshëm procedurën dhe vendimin e KQZ, datë 18 maj 2011, kur u vendos për numërimin e fletëvotimeve të hedhura në kutitë e gabuara.

Trupa gjykuese e kësaj kërkese ankimore përbëhet nga gjygjtarët Marie Qirjazi, Entela Prifti, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja, ndërsa relator shorti ka përzgjedhur Sashenka Jonuzi.

Deri në vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, jo vetëm kandidatët, njëri fitues me 10 vota plus nga përfundimi i numërimit të kutive dhe tjetri me 81 vota plus nga numërimi në tavolinën e KQZ-së, do ta mbajnë frymën pezull, duke pritur vendimin certifikues të rezultatit të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA