Situata politike, Topi takon ambasadorët
25/05/2011 12:00
Presidenti i Republikës Bamir Topi, për të disatën herë brenda pak
ditësh është takuar me treshen e ambasadorëve me kërkesën e këtyre të
fundit.
Presidenti Topi ka diskutuar sot paradite me ambasadorin Sekui të Bashkimit Eurpian, Volfart të OSBE-së dhe Arvizu të Shteteve të Bashkuara për situatën paszgjedhore në vend.
Pas këtij takimi pritet që pas më pak se një orë, në orën 13.00, zëdhënësja e presidentit Mimoza Kociu të dalë në një prononcim për shtyp për të hedhur dritë jo vetëm mbi takimin, por edhe për qëndrimin e përbashkët të presidentit dhe ambasadorëve për situatën pas shpalljes së rezultatit të Tiranës nga KQZ.
Top Channel