Kryeministri Sali Berisha u kerkoi anetareve te qeverise te kene si
prioritet procesin e privatizimit, per ta finalizuar ate deri ne fund te
ketij viti.
Kryeministri tha se do te shiten edhe aksionet e shtetit ne te gjitha kompanite e privatizuara, si dhe kerkoi rinisjen e shqyrtimit te termave financiare per privatizimin edhe te INSIG-ut.
Ne fund te ketij procesi, qe sipas kryeministrit ndikon direkt ne luften kunder korrupsionit dhe ne konsolidimin e ekonomise se vendit, shteti do te kete ne zoterim vetem nje liste te reduktuar, por strategjike pronash.
“Shqiperia do te kete si prone publike, digat e medha, shkollat, spitalet, parqet kombetare, tokat pa pronar. Te tjerat do te jene teresisht ne zoterimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat. Kjo do ta beje ekonomine shume me konkurruese”, tha Berisha.
Kryeministri tha se eshte ne proces privatizimi i rreth 1280 objekteve ne pronesi shteterore dhe kerkoi te behet kujdes me te drejten e pronareve te tyre te meparshem.
“Ne rastet kur keto kane pronar, do t’u respektohet teresisht e drejta e parablerjes”, tha Berisha.
Qeveria po behet gati qe te jape me koncension, sipas pervojes europiane, edhe mirembajtjen e autostradave, pasi sic tha kryeministri Berisha shteti nuk ka kapacitete te mjaftueshme per mirembajtjen e tyre ne gjendje optimale.
Top Channel