Gary Neville i jep lamtumirën futbollit

25/05/2011 10:00

Gary Neville ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Manchester United në një miqësore ndaj Juventusit të zhvilluar në Old Trafford mbrëmjen e djeshme.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku luajtën Rooney, Scholes dhe Giggs edhe pse të shtunën do të kenë përballë Barcelonën në finalen e Ligës së Kampioneve.

Të pranishëm ishin edhe ish-lojtarë të Djajve të Kuq si David Beckham, Nicky Butt dhe vëllai i Gary Neville, Phil.

Wayne Rooney shënon golin e parë në minutën e 19. Barazon për Juventusin Simone Pepe në minuëtn e 40. Giandonato i jepi fitoren ekipit italian në minutën e 78 të takimit.

Gary Neville ka luajtur 19 sezone në krahun e djathtë të mbrojtjes së Manchester United.

Top Channel