21 janari, Gjykata rrëzon Prokurorinë

25/05/2011 15:30

Kolegji Penal i Gjykates se Larte la ne fuqi vendimin e Gjykates se
Apelit per gardistin Gazmend Ahmetaj nën akuzë nga prokuroria për
ngjarjet e 21 janarit, për  vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim.
(UPDATE)

Rekursin e Prokurorise se Pergjithshme per te ndryshuar masen e detyrimit me arrest me burg, Gjykata konsideroi si te  pabazuar ne ligj dhe ne prova. Gjate seances kolegji i kerkoi prokurorit Artur Selmani nese kishte prova te reja per Ahmetajn, per te mbeshtetur kerkesen e tij per rikthimin ne burg te gardistit Ahmetaj, dhe nese kishte dale apo jo egzaminimi i plumbit, por prokurori u pergjigj: “S’kam dijeni”.

Prokurori kembënguli se Gjykata e Apelit gjate ndryshimit te mases nga arrest me burg 30 dite ne detyrim paraqitje nuk i kishte lene kohe akuzes te mblidhte provat per te akuzuarit, e cilesuar nga akuza si grupi i zjarrit Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Sadik Cela, qe te tre keta nen hetim ne gjendje te lire.

Por ndersa kane kaluar kater muaj nga vrasja e kater demonstruesve ne bulevard, prokuroria ka arritur zyrtarisht perpara gjykates te individualizoje pergjegjesine per vrasjen e vetem njerit prej tyre. Nga ekspertimi balistik i armeve dhe krahasimi i predhes, prokuroria akuzon per vrasjen e Ziver Veizit gardistin Agim Llupo, i vetmi ne ndodhet ne burg.

Nderkohe qe per Hekuran Deden nuk ka ende nje te akuzuar, pasi atij nuk i eshte gjetur predhe ne trup, pasi plaga e tij eshte tejshpuese. Per te ndjerin Aleks Nika qe nderroi jete ne Turqi u deshen jave qe te mberrinte predha ne Shqiperi. Eshte pikerisht kjo predhe 9 mm, te ciles nuk i eshte bere ende ekspertiza per te konfirmuar se nga cila arme ka dale. Edhe per te ndjerin Faik Myrto, paraprakisht prokuroria pretendoi para Gjykates se Shkalles se Pare se predha e gjetur ne trupin e tij nuk ishte nxjerre nga 51 armet e sekuestruara ne garde, ndersa ende nuk ka nje qendrim te pakten jo zyrtarisht se cfare pergjigjje ka dale nga laboratori shkencor nga arme te tjera te sekuestruara ne garde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA