Villa: Tek Barça për të luajtur ndeshje të tilla

24/05/2011 18:50

David Villa, sulmuesi i Barcelonës, theksoi se iu bashkua ekipit katalanas verën e kaluar për të pasur mundësinë të luajë ndeshje si ajo e së shtunës, në të cilën Barcelona dhe Manchester United do të përballen në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Erdha në Barcelonë për të luajtur ndeshje si kjo. Dua të shijoj këto ditë stërvitjeje me shokët dhe mezi po pres ditën e takimit”, u shpreh Villa.

Sulmuesi kampion i Europës dhe Botës me kombëtaren spanjolle krahasoi finalen e Champions me finalen e botërorit që u zhvillua në Afrikën e Jugut.

“Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme që shumë pak lojtarë dhe ekipe kanë mundësinë t’i luajnë dhe unë ndihem krenar që jam pjesë e tyre. Shpresoj shumë që të fitoj edhe këtë trofe”, përfundoi David Villa, shënues i 18 golave në kampionatin spanjoll.

Top Channel