Toka e “dënuar” nga ndërtimet

24/05/2011 20:10

Edhe pse bujqësia mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend ajo është shumë pak e zhvilluar.

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka pohuar se toka bujqësore po pëson dëme të mëdha nga ndërtimet pa kriter të cilat janë të pranishme në të gjithë territorin shqiptar nga jugu në veri.

“Ne kemi ndërmarrë disa projekte kombëtare, njëri prej të cilëve është projekti i ullirit. Dy vjet më parë në trashëgiminë shekullore të ullishtave të vendit numëroheshin 4,2 milionë rrënjë ullinj. Këtë vit kemi nisur një projekt të dytë të madh, atë të mbjelljes së 30 milionë rrënjë arrorë, arra, gështenja, lajthi, bajame dhe shegë. Ne besojmë se këtu potencialet janë shumë më të mëdha. Ne besojmë se Shqipëria me një studim racional, me një qëndrim të vendosur mund të mbjellë deri në 200 milionë rrënjë”, deklaroi Berisha.

Ekspertët e Bankës Botërore kanë saktësuar se sistemi i ujitjes dhe i kullimit është në gjendje tejet të amortizuar pasi prej dekadash nuk është bërë asnjë investim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA